Ndalimi i qeseve plastike një përdorimshe, Rama: Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin

Shqipëria

Ndalimi i qeseve plastike një përdorimshe, Rama: Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin

Më: 31 maj 2023 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me ndalimin e qeseve plastike një përdorimshe.

Postimi i Ramës:

“Asnjë tolerim ndaj askujt që shkel ligjin duke vazhduar ende me prodhimin, importimin apo tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, tashmë kategorikisht të ndaluara.

Pas një fushate shembullore të informimit publik dhe ndërgjegjësimit të shumicës prej qytetarëve mbi rëndësinë e jashtëzakomshme të reduktimit të plastikës, TASK FORCA vazhdon punën çdo ditë në terren për të kontrolluar subjektet që vazhdojnë avazin e vjetër kokëfortë të moszbatimit të ligjit”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat