Zbulohen sera me lëndë narkotike në Mat, shpallet në kërkim 44 vjeçari

Shqipëria

Zbulohen sera me lëndë narkotike në Mat, shpallet në kërkim 44 vjeçari

Më: 3 qershor 2023 Në ora: 11:37
Foto ilustrim

Policia e Matit ka shpallur në kërkim një person për kultivim kanabisi.

Bëhet fjalë për një 44 vjeçar nga Kruja, i cili dyshohet si autori i kultivimit të 164 bimëve narkotike cannabis sativa që u gjetën të kultivuara në një zonë të pyllëzuar në vendin e quajtur “Maja e Manjolës”, në fshatin Selicë.

Gjatë kontrollit në automjetin që përdorej nga ky shtetas, iu gjet një shumë lekësh dhe eurosh, që dyshohet janë përfituar nga droga.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat