Sula zbardh debatet në Kryesinë e PD: Kërkuam një platformë të re, ja çka propozova

Shqipëria

Sula zbardh debatet në Kryesinë e PD: Kërkuam një platformë të re, ja çka propozova

Më: 11 qershor 2023 Në ora: 16:02
Deputeti demokrat Dashnor Sula

Deputeti demokrat Dashnor Sula, tha në një intervistë për Euronews Albania se u largua nga mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike, ku u caktua data për zgjedhjen e kryetarit të ri, pasi propozimi i tij dhe i shumë deputetëve e të tjerë, për të shtyrë mbledhjen në mënyrë që të gjithë propozimet të vinin me një platformë të re, nuk u morën parasysh.

Ai tregoi se vetë kishte propozuar që edhe pse dy ish-liderët e Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Lulzim Basha kishin kontributet e tyre në parti, sërish ata kanë qenë shkaku i ndarjes së demokratëve dhe nuk mund ta sjellin sërish bashkimin, ndaj duhet të dalë një kandidat i ri për të kryesuar Partinë Demokratike.

“Në momentet e fundit nga ora 1-1:30 zoti Jemin Gjana, zoti Roland Bejko qoftë zonja Godole, ishin shumë afër propozimeve dhe unë vetë bëra një propozim dhe zoti Bardhi dhe zonja Tabaku po diskutonin që të shtyhej 24 orë mbledhja e kryesisë në mënyrë që të gjitha propozimet të përfshiheshin në një platformë dhe të votoheshin më pas.

Unë zoti Korreshin, zoti Gështenja, zonja Tabaku dhe disa të tjerë, thamë se zoti Berisha dhe zoti Basha të cilët janë edhe përgjegjës të kësaj situate, ne e kemi parë se asnjëri e as tjetri nuk e bashkojnë Partinë Demokratike, unë propozova që edhe pse këta dy persona kanë një kontribut të madh në PD na duhen kandidatë të rinj për të marrë pjesë në zgjedhjet e ardhshme”,-tha deputeti Sula.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat