Shiu shkakton përmbytje në Korçë

Shqipëria

Shiu shkakton përmbytje në Korçë

Më: 14 qershor 2023 Në ora: 18:59
Ilustrim

Moti i keq në Korçë shkakton përmbytje në disa zona të qytetit.

Si pasojë e reshjeve intensive të shiut uji ka vërshuar në rrugë ndërsa ka shkaktuar përmbytjen e disa bizneseve dhe garazheve në lagjen 18 të qytetit.

Situatë e rënduar për qarkullimin e mjeteve është paraqitur edhe në rrugën përgjatë parkut ‘Rinia’.

Atje pjesa më e madhe e pusetave të shiut janë jashtë funksionit dhe të bllokuara.


 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat