Shiu dëmton të mbjellat! Gruri në Myzeqe është rrëzuar në tokë

Shqipëria

Shiu dëmton të mbjellat! Gruri në Myzeqe është rrëzuar në tokë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 16:10
Foto ilustrim

Sipërfaqe të mëdha të mbjella me grurë, elb dhe tërshërë në zonën e Myzeqesë janë dëmtuar si pasojë e reshjeve intensive të shiut që kanë përfshirë vendin.

Sipas fermerëve dëmet janë më të mëdha kryesisht në kulturën e grurit pasi lagështia ka penguar dhe procesin e korrjes, që tashmë duhet të kishte nisur.

E rrëzoi komplet, me terezi do e korrë kombanieri. Ne fshatarët jemi të djegur kurdoherë. Shpenzimet janë më të larta për ta korrur.”- tha fermeri.

Ky vit për fermerët është ndër më të vështirët pasi rendimenti i prodhimit do të jetë shumë i ulët. ndërkohë ata thonë se deri më tani askush prej autoriteteve nuk ka shkuar për të verifikuar dëmet.

Asgjë nuk do të bëhet kështu do të ngelet i tëri nëpër parcela. Ky do të thotë një shkatërrim për të gjithë bujqit, është falimentim e duhet të largohemi se s’kemi subvencion“- tha fermeri.

Referuar te dhënave te drejtorisë së bujqësisë ne Fier, mbi 300 ha tokë sipërfaqe e mbjellë me drithëra është dëmtuar në të gjithë qarkun si pasojë e shirave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat