E mori rrjedha teksa po kalonte lumin Shkumbin, gjendet pas 5 ditësh trupi i 46-vjeçarit të zhdukur

Shqipëria

E mori rrjedha teksa po kalonte lumin Shkumbin, gjendet pas 5 ditësh trupi i 46-vjeçarit të zhdukur

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 21:43
Foto ilustrim

Pas 5 ditësh kërkime të pandërprera, polumbarët e Repartit Special RENEA gjejnë në ujërat e lumit Shkumbin, trupin e 46-vjeçarit që e mori rrjedha aksidentalisht, teksa kalonte lumin.

Në vijim të informacionit të dhënë më datë 22.06.2023, sipas të cilit dyshohej se shtetasin B. P., 46 vjeç, e kishte marrë rrjedha e ujit, teksa kishte qenë duke kaluar në anën tjetër të lumit Shkumbin, pasi kishte punuar një sipërfaqe toke, ju bëjmë me dije se:

Polumbarët e Repartit Special RENEA, të cilët menjëherë pas marrjes së njoftimit, iu kanë shkuar në ndihmë shërbimeve të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, kanë bërë të mundur, si rezultat i kërkimeve të pandërprera 5-ditore, gjetjen e trupit të pajetë të 46-vjeçarit, në ujërat e lumit Shkumbin, konkretisht në fshatin Papër.

Trupi i pajetë i këtij shtetasi u dërgua në morg, për kryerjen e ekspertizës së mëtejshme.

Vijojnë veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat