Publikohet fotoja e dy viktimave, babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin

Shqipëria

Publikohet fotoja e dy viktimave, babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 18:51
Gjokë dhe Eduart Gurra

Gjokë Gurra dhe Eduart Gurra, babë e bir janë ekzekutuar pasditen e kësaj të enjteje në Dukagjin.

Kemi siguruar foton e babë e bir të ekzekutuar në Dukagjin.

Ata janë vrarë me armë zjarri, babë e bir, Gjokë dhe Eduart Gurra, përkatësisht 57 dhe 31 vjeç.

Policia ka dhënë informacion zyrtar në lidhje me vrasjen e dyfishtë që ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Sumë në Shkodër, ku babë e bir kanë mbetur viktima të ngjarjes.

Blutë bëjnë me dije se në rrethana që janë ende të paqarta janë vrarë me armë zjarri shtetasit Gjokë Gurra   57 vjeç dhe djali i tij, Eduart Gurra,  31 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkodër.

Shërbimet e Policisë dhe Grupi hetimor janë nisur menjëherë për në vendngjarje.

Me mbërritjen e shërbimeve dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes do të japim përsëri njoftim më të detajuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat