Detaje nga atentati në Krujë/ Viktima ishte shofer prej vitesh pranë Prokurorisë së Apelit

Shqipëria

Detaje nga atentati në Krujë/ Viktima ishte shofer prej vitesh pranë Prokurorisë së Apelit

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:40
Detaje nga atentati në Krujë/ Viktima ishte shofer prej vitesh pranë Prokurorisë së Apelit

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga atentati pak minuta pas mesnate në Larushk të Krujës.

Mësohet se Ramazan Sino ishte shofer pranë Prokurorisë së Apelit prej vitesh.

29-vjeçari u vra gabimisht gjatë atentatit me objektiv Gentjan Bejtjan, ndërsa janë plagosur dy nipat e tij, Alvi Bejtja, i cili po lufton me jetën në spital dhe djali tjetër i Bejtjas.

13-vjeçari ndodhet në gjendje të rëndë, kurse vëllai i tij 10 vjeç ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gentjan Bejtja mësohet se është person me precedent penal dhe i ka shpëtuar edhe dy herë të tjera atentateve.

Dyshohet se tre atentatorët qëlluan me armë zjarri drejt Gentjan Bejtjas dhe djalit të tij 13-vjeçar.

Sino, i cili kishte shkuar për vizitë në banesën e kunatit,  mbeti i vdekur teksa ishin në derën e brendshme të banesës.

Janë ende të paqarta rrethanat e ngjarjes, ndërkohë që pas atentatit, në Tapizë është gjetur një makinë që dyshohet të jetë e autorëve. Brenda makinës janë gjetur tre armë kallashnikov.

Policia ka ushtruar kontrolle në tre banesa si dhe kanë shoqëruar tre persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, ndërsa atentatorët janë ende në kërkim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat