Përse po bie euro dhe dollari? Ministrja e Financave tregon arsyet

Shqipëria

Përse po bie euro dhe dollari? Ministrja e Financave tregon arsyet

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:09
Foto ilustrim

Rritja e turizmit dhe eksportet kanë çuar në forcimin e lekut ndaj euros. Ky është konstatimi që vjen nga ministria e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj. Gjatë një komunikimi me median,mbi treguesit e ekonomisë, Ibrahimaj theksoi se ndikim kanë patur edhe investimet e huaja.

“Forcimi i lekut ndaj euros vjen si pasojë e strukturës së ekonomisë dhe perfomancës së ekonomisë, sidomos në lidhje me sektorin e jashtëm, me eksportet, forcimin e eksporteve, të shërbimeve të lidhura me turizmin, por edhe me rritjen e investimeve të huaja direkte, që kanë sjellë kapitale në valutë, të cilat kanë ndikuar në kursin e këmbimit”, tha Ibrahimaj.

Ajo shtoi edhe se kjo dukuri vjen si pasojë dhe e regjimit të kursit të këmbimit që është ndjekur, i cili në të gjithë periudhën e 3-vjeçarit të fundit, ku ne kemi pasur goditje të njëpasnjëshme të ekonomisë, ka ndikuar pozitivisht në absorbimin e të gjitha goditjeve që ekonomia shqiptare apo ajo globale ka pësuar.

“Një prej elementëve që e ka mbajtur inflacionin me norma të kontrolluara, përveç politikave të ndjekura nga qeveria ka qenë edhe kursi fleksibël i këmbimit, i cili ka lejuar që inflacioni i importuar që përbën edhe peshën më të lartë të inflacionit vendas të ketë një ndikim më të ulët nga ai që do të kishte po të kishim një kurs këmbimi të fiksuar”, tha ministrja.

Gjatë vitit 2022, por edhe përgjatë gjysmë së parë të këtij viti monedha vendase leku vijoi forcimin kundrejt euros dhe dollarit amerikan, që janë edhe dy monedhat e vendeve partnere kryesore tregtare. Më i fortë ishte forcimi i lekut ndaj euros. E cila sot këmbehet  me104.85 lekë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat