Rreth pesë orë nga tragjedia në Vilë-Boshtovë/Asnjë patrull policie në vendngjarje, disa persona merren në pyetje

Shqipëria

Rreth pesë orë nga tragjedia në Vilë-Boshtovë/Asnjë patrull policie në vendngjarje, disa persona merren në pyetje

Më: 9 korrik 2023 Në ora: 17:13
Foto ilustrim

Kanë kaluar disa orë nga tragjedia në plazhin e Vilë-Boshtovës, ku u mbytën babai dhe dy djemtë e tij të mitur. Në një lidhje nga vendngjarja, gazetari i ABC Neës, Leonidha Musaj ka treguar se Kjo zonë bregdetare është shumë e rrezikshme jo vetëm për personat që nuk dinë not, por edhe për ata që janë notarë shumë të mirë, e kanë shumë të vështirë për të bërë plazh, pasi është një zonë me rryma dhe të tërheq bregdeti.

Sipas tij, në atë zonë nuk ndodhet aktualisht asnjë lloj patrulle policie, edhe pse ndodhi kjo tragjedi. Por mungojnë dhe personat që do duhet të hetonin këtë ngjarje, me sy të lirë nuk kam parë asnjë prej tyre. Sakaq, janë marrë në pyetje të shoqëruar në komisariatin e Kavajës disa persona, në lidhur me këtë tragjedi dhe masat që nuk janë marrë.

“Gjithçka ka ndodhur në harkun e pak minutave, ku fëmija i vogël kishte hyrë në det për t’u larë, por si pasojë e vijës bregdetare, dallgët e kanë marrë në thellësi të detit. Pasi ka ndërhyrë babai i tij dhe vëllai i tij 15-vjeçar, ka qene e pamundur pasi dallgët kanë arritur të përpijnë edhe ata, duke i futur në thellësi të detit.

Ndërkohë që kanë qene persona të tjerë që kanë ndërhyrë me shpejtësi për të dhënë ndihmën e parë, por dhe ata e kanë pasur të pamundur pasi rrymat në det kanë qene shumë të forta.Kanë kaluar disa minuta, më pas është bërë e mundur nxjerrja në brezin e rerës.

Është lajmëruar policia e ambulanca e qendrës më e afërt e asaj së Spilles, por ka qene shumë vonë sepse tre personat që u mbytën në det kanë qene të pajetë. Këtu është një zonë me infrastukturë shumë të keqe dhe duhet rreth 40 min nga Kavaja, vjen në fiilim rruga e shtruar me asfalt, më pas vjen rruga shumë e vështirë për t’u përshkruar nga automjetet, ç’ka kërkon kohën e nevojshme për të mbërritur në vijën bregdetare.

Është një zonë shumë e rrezikshme për të bërë plazh. Nuk është hera e parë që ndodh një ngjarje e tillë. Këtu janë ngritur lokale për arsye përfitimi sigurisht. Kjo vijë bregdetare menaxhohet nga persona të ndryshëm, të cilët i vjelin të ardhurat kësaj zone, por nuk kanë ngritur një zonë të mbrojtur bregdetare.

Kjo zonë bregdetare është shumë e rrezikshme jo vetëm për personat që nuk dinë not, por edhe për ata që janë notarë shumë të mirë, e kanë shumë të vështirë për të bërë plazh, pasi është një zonë me rryma dhe të tërheq bregdeti. Pushuesit nuk e dinë këtë dhe i duhet një udhëzim i mirëfilltë në ndihmë të tyre.

Këtu nuk ndodhet aktualisht asnjë lloj patrulle policie, edhe pse ndodhi kjo tragjedi. Por mungojnë dhe personat që do duhet të hetonin këtë ngjarje, me sy të lirë nuk kam parë asnjë prej tyre. Janë marrë në pyetje të shoqëruar në komisariatin e Kavajës disa persona, në lidhur me këtë tragjedi dhe masat që nuk janë marrë”, u shpreh Musaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat