Sa është i sigurt bregdeti shqiptar?

Shqipëria

Sa është i sigurt bregdeti shqiptar?

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 15:45
Foto ilustrim

Astrit Haliti, kryetar i Federatës së Notit, ka shprehur shqetësimin e tij për sigurinë në bregdetin shqiptar.

Ai ka thënë, se populli ynë nuk ka një kulturë të veçantë për notin. Gjithashtu, ai shprehet se ka mungesë në infrastrukturën sportive për ushtrimin e notit.

“Ajo që unë kam vërejtur shumë në plazhet e Shqipërisë është se nuk ka sinjalizues. D.m.th. nuk ka një linjë që deri ku ti mund të notosh, dhe nëse e kalon ti atë do të kesh pasoja eventualisht probleme”, ka thënë Haliti.

Kurse, Përparim Kamberaj, vrojtues plazhi, në një lidhje direkte ka bërë thirrje që të rinjtë të aplikojnë për t’u bërë vrojtues plazhi, pasi sipas tij, është shumë profesion fisnik dhe profesion që ka të bëjë me shpëtimin e jetës së njeriut./RTVDukagjini

“Nuk besoj se janë të mjaftueshëm, duhet të vijnë më shumë të rinj të aplikojnë për të ushtruar këtë profesion sepse është shumë profesion i bukur, shumë fisnik që ka të bëjë me shpëtimin e jetës së njeriut”, është shprehur Kamberaj.

Së fundi është arrestuar nga Policia administratori i lokalit në plazhin e Vilë – Bashtovës në Kavajë, nën dyshimin se nuk mori masat e duhura për sigurinë e pushuesve në këtë plazh, dhe rezultoi me mbytjen në det të babait me dy djemtë e tij të mitur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat