Tragjedia në Vilë Bashtovë/ “Viktimat dolën pa shenja jete nga deti”, Skënder Brataj: Ja kur mbërriti ambulanca e parë në plazh

Shqipëria

Tragjedia në Vilë Bashtovë/ “Viktimat dolën pa shenja jete nga deti”, Skënder Brataj: Ja kur mbërriti ambulanca e parë në plazh

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 15:57
Bashtovë

Drejtori i Përgjithshëm i Qendrës Kombëtare të Urgjencës Mjekësore, Skënder Brataj, përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në studion e Neës24 ka komentuar ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme në Vilë Bashtovë, ku 3 persona humbën jetën teksa laheshin në det.

Brataj zbuloi detaje duke thënë se thirrja e parë për ndihmë është kryer në orën 12:51, ndërsa ambulanca e parë nga Rrogozhina ka mbërritur në orën 13:13, duke u vonuar 22 minuta, gjë që bie ndesh me disa pretendime nga pushuesit që deklaronin se ndihma u vonua mbi 1 orë.

Sipas tij të tre personat kishin ndërruar jetë kur shkoi ambulanca e parë në plazh, ndërsa ata janë nxjerrë pa shenja jete nga deti.

“Nga ajo që na rezulton në sistem kemi thirrjen në orën 12:51, ambulanca e parë nga Rrogozhina mbërriti në 13:13, ambulanca e dytë nga Kavaja shkoi në 13:27 dhe u njoftua pak më vonë.

Të tre personat kishin ndërruar jetë kur shkoi ambulanca e parë në plazh. Ata janë nxjerrë pa shenja jete nga deti. Të gjitha bisedat e kërkesave për ndihmë me qytetarët ruhen në sistem”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat