FNSH "zbarkon" në Gramsh, zbulohet "shënjestra" e operacionit

Shqipëria

FNSH "zbarkon" në Gramsh, zbulohet "shënjestra" e operacionit

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 13:28
Foto ilustrim

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë zhvilluar një operacion paraditen e kësaj të marte në Gramsh. Mësohet se objekt i aksionit ka qënë skedimi i personave me të shkuar kriminale dhe kontrolli i mjeteve të luksit.

Kujtojmë se në aksionin anti-drogë të zhvilluar pak ditë më parë ku u ndaluan 45-persona pati edhe nga bashkia e Gramshit.

Sakaq sipas burimeve jo zyrtare në aksionin e sotëm jane ndaluar 3 persona të shpallur në kërkim si dhe janë dërguar për verifikim në komisariatin e policisë së Gramshit edhe 5 automjete ku po pyeten drejtuesit e tyre pasi ka dyshime se janë të vjedhura.

Ndërsa aksioni është duke vijuar në vëmendjen e bluve për bashkinë e Gramshit është monitorimi dhe luftimi i kultivuesve të lëndëve narkotike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat