Debat tek Ekonomia për “kanabisin”; opozita kundër legalizimit për qëllime mjekësore

Shqipëria

Debat tek Ekonomia për “kanabisin”; opozita kundër legalizimit për qëllime mjekësore

Më: 11 korrik 2023 Në ora: 15:31
Foto ilustrim

Opozita ngul këmbë se legalizimi i kanabisit për qëllime mjekësore do t’i japë një hov tjetër aktivitetit kriminal, ndaj i bën thirrje mazhorancës të tërhiqet nga miratimi i tij, të paktën derisa të ketë strukturat e duhura kontrolluese në terren.

“Pse besoni ju se duke e legalizuar, do të zhduket kjo pjesa tjetër? Si merrni ju iniciativa të tilla kur dihet që Shqipëria është lavatriçe për pastrim parash dhe paratë e pista vijnë nga kanabisi? Ku i kemi ne kapacitetet ligjzbatuese për ta administratuar këtë kur sot kemi me mijëra hektarë të mbjellë? A është vërtet nevojë ekonomike apo është kërkesë e krimit të organizuar? Është haraç që kryeministri ka ndaj krimit të organizuar?

Veç shqetësimit se ky nuk është momenti i duhur për të kaluar nisma të tilla, kur Shqipëria po kërkon të futet në BE, deputetja Jorida Tabaku tha në komisionin e ekonomisë se legalizimi i kanabisit vë në pozitë të vështirë edhe bujqit.

“Sot shqiopëria duhet të kishte një fokus tjetër për ekonominë, sfidat e ekonomisë dhe sektorët që duhen zhvilluar. Sot bujqësia ndodhet në një sfidë të jashtëzakonshme dhe kjo do të konkurrojë çmimet e bujqve me pagesa më të larta, do të vendosë mbi bujqësinë një barrë që nuk është nevojshme të ndodhë tani.”

Në kundërpërgjigje, Ministria e Bujqësisë tha se fermerët që kultivojnë kultura të tjera nuk rrezikohen nga kjo nismë.

“Kemi një sip 200 hektarë tokë që do të mbillet, në krahasim të 670 mijë hejktarëve që kemi në dispozicion në totalm, I bie në rreth 2%. A do të tjetërsojë fermerët të drejtohen të kanabisit. A ekziston ky rrezik? Ne e thamë sa është tregu i domateve, specave, nuik do të ndodhë kjo gjë, fermerët tanë nuk do të lënë domaten dhe të mbjellin drogën.”

Edhe deputeti socialist, Erion Braçe kërkoi një vëmendje të shtuar në zbatimin e ligjit, me qëllim që prodhimi të mos ngelet në tregun vendas dhe ekonomia të dështojë.

“Kanabisi duhet të jetë me mbetje nën zero për qëllime farmaceutike dhe duhet standardi i tokës, i uijit. Pa këtë standard, nuk vjen as 3eksporti, as nënproduktet, asgjë tjetër. Ky standard na jep mundësinë ta mbnajmë të kufizuar.

Nga qeveria ende nuk ka një studim të mirëfilltë se cili do të jetë ndikimi në buxhet pas miratimit të këtij ligji, por garantoi se do të sjellë më shumë vende pune dhe nxitje të ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat