Miratohet në parim projektligji për kanabisin mjekësor në Shqipëri

Shqipëria

Miratohet në parim projektligji për kanabisin mjekësor në Shqipëri

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 11:17
Foto nga vendi i ngjarjes

Është miratuar në parim vetëm me votat e mazhorancës projektligji për legalizimin e kanabisit mjekësor në Komisionin  për Ekonominë dhe Financave.

Miratimi është shoqëruar me debate nga opozita, e cila kërkoi që projektligji të mos votohej pasi nuk ka informacion të mjaftueshëm.

Jorida Tabaku i kërkoi relatorit të komisionit, Eduart Shalsit që të mos votohet ditën e sotme, pasi kërkojnë më shumë informacion nga qeveria për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhmen, ndërsa renditi anët negative të këtij ligji.

Shlasi më duket e papranueshme që të thuash jeni kundër dhe s’kemi për të folur fare. Me konstruktivitetin maksimal duke licencuar të gjitha, i kemi bërë pyetjet dhe kemi kërkuar informacion. Nuk më duket normale kjo mënyrë e drejtimit të komisionit. Nuk e hedh dot ligjin për ndryshim pa u sqaruar ne akoma. Kjo është hera e parë që ky kom diskuton ekonomi të re dhe informacioni që ne kemi është i mangët. Nuk ka asnjë informacion për zhvillimin ekonomik që do ketë sektori në të ardhëm. Qeveria shqiptare për herë të parë ka sjell një ligj që thotë do hapim një sektor dhe s’kemi informacion.”-tha Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat