I riu e grabiti dhe përdhunoi të dashurën, 49 vjeçari kishte vetëm një ditë që jetonte në banesën me qira

Shqipëria

I riu e grabiti dhe përdhunoi të dashurën, 49 vjeçari kishte vetëm një ditë që jetonte në banesën me qira

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:15
Foto ilustrim

Një 25 vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës me akuzën e vjedhjes dhe abuzimit seksual me një vajzë.

Mësohet se i riu jetonte në një banesë të marrë më qira në kryeqytet dhe po në të njëjtën shtëpi, por në dhomën ngjitur, të premten një 49-vjeçar kishte shkuar të jetonte me qira me të dashurën e tij, rreth të 30-ave.

Kjo e fundit kishte pak kohë që ishte njohur me 49-vjeçarin, i cili po ditën e premte ishte kthyer nga Greqia në vendin tonë. I riu, mesditën e së shtunës, është futur në dhomën e tyre duke i marrë i vjedhur me dhunë 49-vjeçarit një sasi parash dhe aparatin celular.

Më pas ka marrë me forcë të dashurën e tij rreth 30 vjeçe, me të cilën ka kryer marrëdhënie sekusuale pa dëshirë me të. Rasti në Komisariatin nr. 3 është denoncuar nga 49-vjeçari, teksa kur policia mbërriti në banesë bëri të mundur arrestimin në flagrancë të autorit 25-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat