Deputetët e PS kërkojnë zgjatjen e mandatit të Gjinushit, ASH reagon pas kritikave

Shqipëria

Deputetët e PS kërkojnë zgjatjen e mandatit të Gjinushit, ASH reagon pas kritikave

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 18:27
Foto ilustrim

Akademia e Shkencave ka reaguar pasi deputetët e maxhorancës, Petro Koçi dhe Ismet Beqiraj kanë paraqitur një projektligj për të ndryshuar ligjin në fuqi për Akademinë e Shkencave, duke kërkuar që kryetari i Akademisë të ketë të drejtë të rrijë mandat pas mandati në krye të institucionit që drejton.

Përmes një reagimi në Facebook pas kritikave të opozitës, Akademia e Shkencave është shprehur se nuk ka asnjë cungim të projektligjit, dhe se është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

Gjithashtu thuhet se disa persona duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e ASH.

Kujtojmë se maxhoranca kërkon të miratojë zgjatjen e mandatit të Skënder Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave brenda këtij sesioni parlamentar.

Për këtë dy deputetët e sipërpërmendur i kanë dërguar edhe një letër kryetares së Komisionit të Edukimit, Flutura Açka ku kërkojnë që të miratohet të hënën vetëm amendamenti që lejon kryetarin e Akademisë te kandidojë për një mandat të dytë.

Reagimi i plotë i Akademisë së Shkencave:

SKANDAL ËSHTË MASHTRIMI I OPINIONIT PUBLIK

-Projektligji aktual për Akademinë e Shkencave, nismë  ligjore e dy deputetëve, Ismet Beqiri e Petro Koçi, është një qind për qind ai i propozuar së pari e mbështetur nga Asambleja e Akademisë.

-Nuk ka asnjë cungim të projektligjit, është tërhequr vetëm një amendament shtesë nga vetë propozuesit për arsye proceduriale.

#ASHSH

Përgënjeshtrim e sqarim i opinionit akademik e më gjerë:

Projektligjit për disa ndryshime në ligjin për Akademinë e Shkencave nuk i është ndryshuar asnjë germë referuar variantit të miratuar në Asamble, që është i njëjti me atë të kthyer në iniciativë parlamentare nga dy deputetë të nderuar, Ismet Beqiri e Petro Koçi.

Amendamenti i vetëm i tërhequr para disa ditësh është një propozim i ri, që ka të bëjë me bartjen e fondeve, propozim i cili nuk ka marrë mbështetjen me shkrim të Ministrisë së Financave dhe në këto rrethana nuk mund të shqyrtohet në Kuvend.

Këtë fakt disa duan ta përdorin për të bllokuar procedurën e miratimit të projektligjit dhe reformën e Akademisë së Shkencave. Dështimi kësaj taktike i detyron të gënjejnë opinionin publik dhe të sajojnë skandale të paqena. Ndërkohë, çdo qytetar e di se tërheqja e një amendamenti nga vetë propozuesi është e drejta e tij dhe ky veprim nuk ka pse të indinjojë kerkënd. Aq më tepër kur kjo bëhet për arsye proceduriale dhe për pengesa që nuk vijnë prej tij.

Me këtë rast, ne shprehim dhe një herë mbështetjen për këtë projektligj në emër të 52 antarëve firmëtarë të Asamblesë së Akademisë së Shkencave së Shqipërisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat