Vrasja e Nikolin Lekstakajt! Disa të shoqëruar në polici, pista kryesore hasmëria me fisin Nikulaj

Shqipëria

Vrasja e Nikolin Lekstakajt! Disa të shoqëruar në polici, pista kryesore hasmëria me fisin Nikulaj

Më: 20 korrik 2023 Në ora: 09:47
Njoftimi mortor

Disa persona janë shoqëruar në komisariatin e policisë së Lezhës në lidhje me atentatin e një dite më parë në Balldren.

Mes të shoqëruarve ka persona nga fisi i Nikulajve, të cilët për shkak të hasmërisë mes dy fiseve Lekstakaj dhe Nikulaj, mbeten të dyshuarit kryesorë. Ndërkohë nga ana e policisë janë marrë në shqyrtim kamerat e sigurisë së bizneseve, megjithatë deri tani nuk ka asnjë informacion në lidhje me atentatorët.

Burime bëjnë me dije se në dëshminë paraprake vëllai i viktimës Bled Lekstakaj  është shprehur se ai sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në shtëpi me nënën e tij në momentin që Nikolini i marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka.

Ai ka dëgjuar krismat e armës por nuk e ka besuar që mund të jetë vrarë i vëllai, më vonë është njoftuar mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat