Vjedhja e banesave/ Deri në qershor 280 banesa të vjedhura, 190 janë zbuluar

Shqipëria

Vjedhja e banesave/ Deri në qershor 280 banesa të vjedhura, 190 janë zbuluar

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Në pikun e sezonit turistik ku shumë familje largohen nga shtëpitë e tyre për të pushuar në bregdet apo kalojnë më shumë orë jashtë banesave të tyre rritet fenomeni i vjedhjes së banesave.

Kryesish të rinj dhe përsëritës të veprës penale të vjedhjes shfrytëzojnë çdo hapësirë për të kapërcyer dritare apo thyer dyer dhe futen Brenda shtëpive ku vjedhin shuma monetare, sende me vlerë apo edhe elektroshtëpiake.

Nisur nga viti i kaluar numri i vjedhjeve të banesave është ulur me 2.5 për qind, megjithatë fenomeni vijon të jetë shqetësues. Deri në fund të qershorit policia ka regjistruar 280 banesa të vjedhura nga të cilat në 190 raste, vjedhjet janë zbardhur dhe në pranga kanë rënë 200 autorë.

Gjatë këtyre muajve policia është fokusuar të zbardhë dhe ngjarje të shkuara, kështu në 25 operacione të ndryshme janë zbardhur mbi 100 vjedhje të ndodhura gjatë dy viteve të kaluara.

Qyteti me numrin më të lartë të denoncimeve për sa I përket vjedhjes së banesave është tiranë kjo për shkak të dendësisë së popullsisë në kryeqytet. Ndërsa gjatë muajve të verës autorët e grabitjeve dhe kontigjentët për vjedhje zhvendosen në bregdet aty ku zgjedhin pretë e tyre.

Zakonisht banesat e piketuara për t’u vjedhur mbahen në vëzhgim për disa ditë dhe më pas zgjidhet pika e dobët nga ku mund të futen pasi sigurohen se pronarët nuk ndodhen në shtëpi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat