Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi pezullon nga funksioni kryesinë e PD

Shqipëria

Këshilli Kombëtar i thirrur nga Bardhi pezullon nga funksioni kryesinë e PD

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:31
Gazment Bardhi

Këshilli Kombëtar vërejti se të gjitha vendimet dhe qëndrimet e Kryesisë së Partisë duke filluar nga data 6 Qershor 2023, janë antistatutore, të marra pa kuorum, dhe nuk kanë mbajtur në konsideratë pasojat që mund të sjellin në përçarjen dhe dobësimin e mëtejshme të partisë.

Sipas Këshillit, ‘aktet e Kryesisë së Partisë kanë arritur deri aty sa kanë përdorur, falsifikuar dhe prodhuar në mënyrë të paautorizuar vulën e PD, përmes një vendimi nul dhe antistatutor.

Të gjitha këto vendime janë anuluar dhe Këshilli Kombëtar ka vendosur të pezullojë veprimtarinë statutore të Kryesisë së PDSH, deri në verifikimin e rregullshmërisë statutore të përbërjes së saj’.

Po ashtu Këshilli Kombëtar i PD dy dite para mbajtjes se zgjedhjeve ka vendosur të anullojë zgjedhjet e datës 29 Korrik 2023, duke e konsideruar procesin antistatutor dhe fars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat