Dalin detajet nga vrasja e rëndë në Maliq/ Burri hodhi gruan e vrarë në kanalizim dhe u arratis

Shqipëria

Dalin detajet nga vrasja e rëndë në Maliq/ Burri hodhi gruan e vrarë në kanalizim dhe u arratis

Më: 29 korrik 2023 Në ora: 21:30 Përditësuar në ora: 22:54 më 29.07.2023
Foto ilustrim

Vrau bashkëshorten në Maliq, del foto e autorit. E ëma e viktimës: E ka mbytur me çarçaf, unë i thoja ‘duro se është turp’! Kanë dy vajza dhe një djalë

E ëma e viktimës, Muazez Ferati, ka treguar detaje rreth ngjarjes së rëndë, ku sipas saj, çifti ishin në proces divorci dhe jetonin në shtëpi të ndryshme.

Sipas saj, dyshohet se autori e ka mbytur viktimën, Luiza Mullallin, me çarçaf, kur ajo është kthyer nga puna.

Ajo thotë gjithashtu se vajza e saj që mbeti e pajetë ka 3 fëmijë, dy vajza dhe një djalë.

Ferati fajëson veten, pasi sipas saj, i kishte thënë shpesh vajzës që ta duronte dhunën e bashkëshortit.

“Ngjarja ka ndodhur që në drekë. Më ka vrarë çupën. E kisha çupën trimëreshë të fortë. Pinte ai. Kanë 2 çupa dhe një djalë. Di deshte as fëmijët e tij, i rrihte. Nuk shkonin se nuk sillte para. Ishin në prag divorci. Dje na foli, ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Iku ai e mbyti. Më vravi çupën e vraftë zoti. E kisha trimëreshë çupën, ja qeni çfarë bëri. E ka mbytur ça i ka bërë. Doli andej nga nuk dukeshe, se do e kishin parë. Unë i thoja moj çupë duro se është turp, ky turpi na ka lënë mbrapa”, është shprehur e ëma e viktimës.

Në proces divorci/ Burri vret gruan në Maliq dhe e hedh në një gropë të ujërave të zeza, policia në ndjekje të autorit

Një ngjarje e rëndë është raportuar në fshatin Zemblak, në Maliq të Korçës. Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten. Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Viktimë ka mbetur Luiza Mullalli, ndërsa bëhet me dije se çifti ka qenë në proces divorci.

BalkanWeb mëson se burri pasi e ka vrarë bashkëshorten e tij, e ka hedhur atë në një gropë të ujërave të zeza. Sakaq policia është vënë në ndjekje të autorit, Gjergji Mullalli

NJOFTIMI I POLICISË:

Maliq/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2023, rreth orës 20:40, në fshatin Zëmblak, Maliq, në një gropë septike pranë banesës së saj, është gjetur e pajetë, shtetasja L. M., 46 vjeçe.

Nga hetimet paraprake të kryera dyshohet se autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje është bashkëshorti i saj shtetasi Gj. M. Nga ana e Policisë janë ngritur grupe kontrolli me qëllim kapjen e tij.

Në lidhje me mjetet që janë përdorur në krim dhe rrethanat e mëtejshme, do ju informojmë pas këqyrjes së trupit të viktimës.

Vrau gruan dhe e hodhi në gropën e ujërave të zeza, autori në arrati

Një vrasje në familje raportohet të ketë ndodhur në fshatin Zemblak në Maliq.

Burri në proces divorci ka vrarë gruan dhe e ka hedhur në gropën e ujërave të zeza.

Sipas burimeve të Klan News, autori është në arrati ndërsa policia po kryen hetimet mbi ngjarjen.

Trupi është çuar në morg për t’u ekzaminuar dhe kuptuar se çfarë mjeti është përdorur për vrasjen.

--------------

Një ngjarje e rëndë është raportuar në Maliq.

Mësohet se burri ka vrarë bashkëshorten.

Lajmi është konfirmuar për BalkanWeb nga gazetarja Klodiana Lala.

Ndërkohë ende nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje të rëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat