U përfshi në konfiliktin për pronat në Durrës, arrestohet punonjësi i gardës

Shqipëria

U përfshi në konfiliktin për pronat në Durrës, arrestohet punonjësi i gardës

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 21:22
Foto ilustrim

Martin Nikolli, punonjësi i gardës, i cili u përfshi në një konflikt për motive pronësie këtë të dielë në Hamallaj të Durrësit, është arrestuar në flagrancë.

Lajmi u konfirmua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore përmes një njoftimi.Nikolli akuzohet për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) nën drejtimin e Prokurorisë së Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës ka arrestuar në flagrancë për kryerjen e veprave penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike” punonjësin e Gardës së Republikës Inspektor M. N., pasi dyshohet se është përfshirë në një konflikt me sende të forta dhe ka përdorur armën e shërbimit gjatë kohës që nuk ka qenë në detyrë, duke kryer veprime të kundërligjshme.

Veprimet proceduriale u kryen mbi bazën e njoftimit për një ngjarje me armë të ndodhur sot në fshatin Hamallaj Durrës, ku punonjësi i Gardës së Republikës ka kryer veprime antiligjore, të cilat kanë sjellë si pasojë dëmtime me dashje të disa shtetasve. Në përfundim të veprimeve të para hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, u krye “Arrestimi në flagrancë” i shtetasit M. N., 50 vjeç, me detyrë N/Oficer Sigurie në Grupet e Shoqërimit, pranë Gardës së Republikës të Shqipërisë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat