Dhunimi i anëtarëve të familjes Kaçi, pas gardistit Martin Nikolli, arrestohet edhe vëllai i tij

Shqipëria

Dhunimi i anëtarëve të familjes Kaçi, pas gardistit Martin Nikolli, arrestohet edhe vëllai i tij

Më: 30 korrik 2023 Në ora: 23:18
Foto ilustrim

Është arrestuar një familjar i gardistit Martin Nikolli, i cili ishte i përfshirë në dhunimin e anëtarëve të familjes Kaçi në Hamallaj të Durrësit gjatë ditës së sotme.

Sipas burimeve, bëhet fjalë për vëllain e gardistit, Alfred Nikolli, 46-vjeç.

Më herët u arrestua edhe gardisti Martin Nikolla, i cili gjatë sherrit ka qëlluar në ajër me armën e shërbimit, por për fat të mirë nga të shtënat nuk është lënduar njeri.

Njoftimi i policisë:

Në vijim të veprimeve që po kryhen në lidhje me konfliktin e ndodhur paraditen e sotme, në Hamallaj, Durrës, specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasin A. N., 46 vjeç, banues në Tiranë.

Po në vijim të veprimeve, nga AMP Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Manzë, u arrestua në flagrancë shtetasi M. N., 50 vjeç, banues në Tiranë (gardist).

Arrestimi i tyre u bë pasi ditën e sotme, në Hamallaj, janë konfliktuar për motive pronësie,

duke përdorur mjete të forta, me shtetasit P. K., K. K. dhe S. K. (anëtarë të një familjeje).

Gjatë konfliktit shtetasi M. N. ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Prishja e qetësisë publike”,

Konflikti

Një konflikt ka ndodhur në fshatin Hamallaj mes familjes Nikolla dhe familjes Kaçi.  Martin Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë goditur me shkopinj bejsbolli e mjete të forta familjen Kaçi, komshinj të tyre.

Martin Nikolla, së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar shtetasin Pjetër Kaçi, 80 vjeç kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.

Sipas dëshmive, Martin, Alfred, Petrit dhe Arben Nikolli i kanë zënë rrugën duke i thëne ‘pse na sheh’ dhe pas këtij debati e kanë goditur te moshuarin. Duke parë konfliktin janë afruar djemtë e të moshuarit të cilët gjithashtu janë dhunuar nga ana e familjes Nikoll,a të cilët të pajisur me shkopinj bejsbolli, armë zjarri e mjete të tjera të forta i kanë goditur dhe dhunuar te gjithë anëtarët e kësaj familjeje.

Madje sipas tyre, Martin Nikolli ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi e me të ka gjuajtur 5 herë në drejtim të tyre.

Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë, gjithashtu pre e dhunës kanë rënë dhe gra e fëmijë.

Reagimi i Policisë:

Hamallaj, Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 11:30, në Hamallaj, dyshohet se për motive pronësie, janë konfliktuar duke përdorur mjete të forta, anëtarët e një familjeje, shtetasit P. K., K. K. dhe S. K., me anëtarët e një familjeje tjetër, shtetasit A. N., P. K. dhe M. N.

Gjatë konfliktit dyshohet se shtetasi M. N., punonjës i Gardës, ka qëlluar në ajër, me armën e shërbimit. Nga të shtënat nuk është dëmtuar asnjë person.

Shërbimet e Policisë, sapo kanë marrë njoftim, kanë shkuar  menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shoqërimin e të gjithë personave të përfshirë në konflikt, në Komisariatin e Policisë Durrës.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të konfliktit. Në përfundim të veprimeve të para hetimore dhe procedurale, do të ketë njoftim të plotë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat