Aksidentet rrugore, mjeku ortoped: Shumica e të plagosurve me politrauma

Shqipëria

Aksidentet rrugore, mjeku ortoped: Shumica e të plagosurve me politrauma

Më: 1 gusht 2023 Në ora: 16:25
Foto ilustrim

Rreth 1000 aksidente rrugore janë regjistruar vetëm në 7 muajt e parë të vitit. Në shërbimin e traumës në kryeqytet, urgjencat me të aksidentuar janë të shumta.

Në një intervistë për Euronews Albania, kirurgu ortoped Ilir Hasmuça shprehet se numri i urgjencave në muajt e verës ka ardhur në rritje.

Shumica e të aksidentuarve janë moshat e reja, ndërsa dëmtimet janë të shumëfishta deri në fatalitet.

Krahas aksidenteve rrugore, në stinën e verës shtohen edhe lëndimet gjatë ushtrimit të sporteve ujore, ku shumica e pacientëve janë adoleshentë ose të rinj.

Mjekët ortopedë apelojnë për kujdes të shtuar në këto muaj nga përdoruesit e rrugës në mënyrë që të ketë sa më pak aksidente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat