Parcelë kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr/ “Skandal, si skenar filmash!”, Salianji: Dëmton imazhin e ushtrisë te partnerët!

Shqipëria

Parcelë kanabis në repartin ushtarak në Zall Herr/ “Skandal, si skenar filmash!”, Salianji: Dëmton imazhin e ushtrisë te partnerët!

Më: 5 gusht 2023 Në ora: 14:56
Deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji

Deputeti i partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar pas zbulimit të parcelës së kanabisit në një repart ushtarak në Zarr Hell të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Salianji e ka quajtur ngjarjen si skandal dhe si skenar filmash, teksa shton se ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët. Më tej demokrati shprehet se modeli i krijuar nga qeveria e ‘Rilindjes’ është krimi, korrupsioni dhe abuzimi me ligjin.

Postimi i plotë:

Në brendësi të repartit më elitar dhe më të sigurt të Republikës kultivohet, ruhet dhe paketohet me siguri të lartë drogë!

Zbulumi i parcelave me drogë në zonën e sigurisë së lartë të Zall Herrit, brenda repartit të ushtrisë është skandal i paimagjinueshëm dhe për skenaristët e filmave!

Fatkeqësisht, ky rast dëmton imazhin e ushtrisë tek partnerët përveçse tregon kalbëzimin në çdo qelizë të çdo strukture shtetëtore, rënien e çdo norme ligjore dhe morale dhe fundosjen e Republikës në parametra të padëgjuara as për kartelet e Amerikës Latine!

Modeli i krijuar nga rilindja që me paligjshmëri, krim, abuzime pasurohesh dhe ngjitesh në karrierrë ka vendosur në garë konkurrence çdo strukturë shtetëtore se kush bën abuzimet më të mëdha!

Përgjegjësia politike është e KM, zgjidhja për të luftuar krimin, për të ndërtuar shtet të së drejtës është largimi i qeverisë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat