​Përmbyten rrugët e Bulqizës, reshje të dendura shiu përfshijnë qytetin

Shqipëria

​Përmbyten rrugët e Bulqizës, reshje të dendura shiu përfshijnë qytetin

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 18:26
Foto nga vendi i ngjarjes

Reshje të dendura shiu të shoqëruara edhe me breshër, përmbyten rrugët pasdite në Bulqizë.

Kanë mjaftuar vetëm 30 minuta nga reshjet e dendura të shiut, të cilat kanë bërë që të përmbyten rrugët nacionale si dhe rruga që lidh Lagjen e Re me Lagjen e Vjetër duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve si dhe të banorëve.

Përmbytje ka pasur edhe në pedonalen e qytetit, kjo për pasoje edhe e bllokimit të disa pusetave, raporton TCh.

Shpesh herë në rrugët nacionale dhe ato që lidhin lagjet ka pasur përmbytje për shkak të mungesës së kanaleve kulluese.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat