15-vjeçari humb jetën duke punuar në lavazh, arrestohet pronari i biznesit në Dimal

Shqipëria

15-vjeçari humb jetën duke punuar në lavazh, arrestohet pronari i biznesit në Dimal

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:44
Policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Dimal, në një lavazho që ndodhet në anë të aksit nacional Dimal-Lushnje,50 metra larg rreth-rrotullimit të Çiflikut.

Një 15-vjeçar,i cili punonte në një lavazho, ka humbur jetën gjatë punës. Ai ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe ka gjetur vdekjen vetëm pak minuta më vonë,pa pasur mundësinë të asistohet nga mjekët.

Mësohet se 15-vjeçari,i cili punonte si ndihmës në këtë lavazho, ka prekur një tel të zhveshur të zorrës me presion që përdorej për larjen e makinave.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat e policisë, që pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, kanë bërë mbylljen e lavazhos dhe kanë arrestuar pronarin e saj, 37-vjeçarin me inicialet A.H./telegrafi

Ai akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Materialet në lidhje me këtë ngjarje janë referuar në Prokurorinë e Rrethit të Beratit,ku do të vijojnë hetimet për të dokumentuar të plotë ngjarjen dhe përgjegjësinë të shtetasit A. H. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat