Nxirret trupi i pajetë i të miturit 11 vjeç që u mbyt në lumin Shkumbin

Shqipëria

Nxirret trupi i pajetë i të miturit 11 vjeç që u mbyt në lumin Shkumbin

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 18:51
Librazhd

Një 11-vjeçar ka vdekur pasditen e sotme në fshatin Tokëz të Librazhdit.

Policia bën me dije se i mituri kishte shkuar për t’u larë në lumin Rrapun e fatkeqësisht është mbytur. Policia e Shqipërisë bashkë me zjarrfikësit kanë bërë të mundur nxjerrjen e trupit të pajetë nga lumi.

“Rreth orës 16:15, në fshatin Tokëz, shtetasi A. A., 11 vjeç, banues në Librazhd, dyshohet se është mbytur aksidentalisht duke u larë në lumin Rrapun”.

“Shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë bërë të mundur nxjerrjen nga lumi, të trupit të pajetë të këtij shtetasi”.

“Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat