Sherri për borxhin në Kavajë, policia arreston një prej autorëve, ja si ndodhi ngjarja

Shqipëria

Sherri për borxhin në Kavajë, policia arreston një prej autorëve, ja si ndodhi ngjarja

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:55
Kavajë

Goditi me sende të forta 44-vjeçarin dhe i dëmtoi automjetin, arrestohet 23-vjeçari i shpallur në kërkim, Danjel Habibi, mbrëmjen e djeshme.

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale të kryera për dëmtimin me sende të forta të shtetasit Zenel Lushkja, 44 vjeç, të kryer rreth orës 20:15, të mbrëmjes së djeshme, në lagjen nr. 1, Kavajë, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim Danjel Habibi, 23 vjeç.

23-vjeçari, së bashku me shtetasin Q. B., për motive të dobëta, kanë goditur me sende të forta, shtetasin Zenel Lushkja, si dhe i kanë dëmtuar atij, automjetin. Lushkja u dhunua me shkop bejsbolli.

44-vjeçari, pasi ka marrë asistencë mjekësore, është larguar në banesë, ndërkaq Policia vijon punën për kapjen e shtetasit Q. B., si dhe për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Mësohet se shkak i sherrit është bërë një borxh prej 25 mijë eurosh. Danjel Habibi i ka pasur borxh 25 mijë euro 44-vjeçarit Zenel Lushkja. Në debat e sipër bëhet me dije se 44-vjeçari i revoltuar e ka goditur me grusht. Në momentin kur ka ndodhur ngjarja kanë qenë në lokal dhe persona të tjerë kanë ndërhyrë për të shuar sherrin.

Por duket se nuk ka përfunduar në lokal pasi disa orë më vonë janë konfliktuar sërish dhe 44-vjeçarit i kanë goditur edhe makinën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Shkatërrimi i pronës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat