Aksidenti tragjik në Sarandë, identifikohen dy turistët italianë që ndërruan jetë

Shqipëria

Aksidenti tragjik në Sarandë, identifikohen dy turistët italianë që ndërruan jetë

Më: 24 gusht 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Gritto Domenico dhe Vicenzo Tizziano janë dy italianët që ndërruan jetë në aksin rrugor Sarandë-Ksamil pasi motoçikleta me të cilin udhëtonin u përplas me një automjet tip ‘Mercedes Benz’.

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 03:00 në vendin e quajtur “Hidrovor”.

Përplasja rezultoi fatale për turistët italianë ndërsa dy të rinjtë, 16 dhe 17 vjeç u dërguan në spital për ndihmë mjekësore.

Rreth orës 03:00 të datës 24.08.2023, në aksin rrugor Sarandë-Ksamil, në vendin e quajtur “Hidrovor”, automjeti tip “Mercedes Benz”, me drejtues shtetasin E. R., 17 vjeç, është përplasur me një motomjet tip “Honda”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat