Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar: Reformimi ynë, moment vendimtar për të ardhmen e vendit

Shqipëria

Partia Demokratike mbledh të shtunën Kuvendin Kombëtar: Reformimi ynë, moment vendimtar për të ardhmen e vendit

Më: 30 gusht 2023 Në ora: 11:56
Foto ilustrim

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbledh të shtunën, më 2 shtator, Kuvendin Kombëtar.

Përmes një deklarate për shtyp, PD e konsideron reformimin dhe modernizimin e saj si forcë politike, një moment vendimtar për të ardhmen e vendit.

“Një moment vendimtar për të ardhmen e vendit, ne zgjedhim reformimin dhe modernizimin e forcës sonë politike, për t’ju përgjigjur sfidave të kohës dhe pritshmërive të qytetarëve për një ndryshim të vërtetë, për një politikë të pastër, propozuese, që lufton korrupsionin, ofron alternativën e duhur ekonomike dhe fuqizon përfaqësimin e qytetarëve.”

Guximi ynë për të ndryshuar, duke pranuar gabimet e të shkuarës dhe duke mësuar prej tyre, është provë e vullnetit tonë për të kthyer Partinë Demokratike në alternativën që shqiptarët meritojnë”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat