Keni bërë plane për plazh këtë fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

Shqipëria

Keni bërë plane për plazh këtë fundjavë? Mësoni se çfarë ndodh me temperaturat

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 16:45
Foto ilustrim

Për fundjavën vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.

Moti parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit si dhe alternime vranësirash kalimtare në orët e mesditës dhe pasdites.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare deri në 5 m/s, e cila përgjatë vijës bregdetare fiton shpejtësi deri në 10-12m/s kryesisht ditën e diel.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 1-2 ballë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat