Përplasen 2 automjete në Kamëz, lëndohen 3 të mitur

Shqipëria

Përplasen 2 automjete në Kamëz, lëndohen 3 të mitur

Më: 1 shtator 2023 Në ora: 20:14
Foto ilustrim

Dy automjete janë përplasur mbrëmjen e së premtes në Kamëz.

Policia tha se në aksident është përfshirë automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D.

Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat