Uji i pijshëm i ndotur në Roskovec/ Banorët: Nuk është as për tu pirë e as për tu larë

Shqipëria

Uji i pijshëm i ndotur në Roskovec/ Banorët: Nuk është as për tu pirë e as për tu larë

Më: 3 shtator 2023 Në ora: 19:26
Foto ilustrim

Banorët e një fshati në Roskovec prej kohësh vuajnë mungesën e ujit të pijshëm. Edhe pse investimet janë kryer për ujësjellësin, banorët thonë se ai është i ndotur dhe nuk mund të pihet.

Në Shqipëri ka disa fshatra që vuajnë mungesën e ujit të pijshëm, ndërkohe ka të tjerë fshatra që kanë ujë, por nuk është as për tu pire dhe as për tu konsumuar.

Banoret e fshatit Luar pjesë e Bashkise Rroskovec ngrenë shqetësimin për cilësinë e ujit që sipas tyre nuk  mund të konsumohet. Uji merr një ngjyrë të turbullt në të kuqe, ndërsa ka dhe një aromë. Ata e përdorin për shërbime dytësore, pasi uji i pijshëm detyrohemi ta blejmë në autobote.

Ato që e vuajnë më shumë këtë problematikë janë zonjat e shtëpisë, të cilat nuk mund ta përdorin ujin as për gatime dhe as për të kryer punët e shtëpisë.

Banorët kërkojnë nga institucionet të vijnë dhe të kryejnë analizat laburaorike të ujit, për të parë se nga vjen ndotja, e që ti jepet zgjidhje problemit të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat