Basha: Postin e kreut të grupit të PD do ta delegoj te një nga nënkryetarët

Shqipëria

Basha: Postin e kreut të grupit të PD do ta delegoj te një nga nënkryetarët

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 10:25
Lulzim Basha

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha është shprehur se postin e kryetarit të grupit parlamentar do e delegojë të një nga nënkryetarët e partisë.

Në një prononcim për mediat para Kuvendit, Basha iu bëri thirrje deputetëve të shohin përtej interesave personale dhe se beteja e PD është për qytetarët.

Beteja jonë është për qytetarët. Duhet të punojmë dhe të shërbejmë njerëzve. Prej ditës së djeshme me hyrjen në fuqi të satutit, janë marrë vendimet përkatëse, por për të shuar kureshtjen tuaj dua ta deklaroj hapur që si kreu i PD dhe i ngarkuar edhe me detyrën e kreut të grupit, kam ndërmend ta delegoj këtë detyre te një nga nënkryetarët e grupit, siç ka qenë përherë.

Thirrja ime për çdo deputet është që tani është momenti të shohim përtej interesave personalë, përtej frikërave që mund të ketë shkaktuar konflikti, se në fund të fundit janë shprehur mbi 4 mije delegatë të PD dhe ata janë një fuqi reale.”-tha Basha për mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat