Kultivimi i kanabisit, katër të arrestuar në Lushnje

Shqipëria

Kultivimi i kanabisit, katër të arrestuar në Lushnje

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Policia e Lushnjës ka vënë në pranga 4 persona, të afërm me njëri-tjetrin (dy prej tyre babë e bir), nën akuzën e prodhimit dhe shitjes së bimëve narkotike.

Në kuadër të operacionit “Lidhja” u vunë në pranga shtetasit F. Gj., 24 vjeç, E. GJ., 31 vjeç, H. Gj., 61 vjeç dhe M. Gj., 34 vjeç, të katërt banues në fshatin Biçakaj.

Ata kishin mbjellë 87 bimë narkotike kanabis sativa në fshatin Murrizë dhe kujdeseshin për to.

Bimët narkotike më pas u asgjësuan me djegie, teksa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat