Aksion antidrogë në Fier, kapen 3 persona me 30 kg kanabis dhe 500 gram kokainë

Shqipëria

Aksion antidrogë në Fier, kapen 3 persona me 30 kg kanabis dhe 500 gram kokainë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:23
Foto ilustrim

Një operacion i zhvilluar nga policia kriminale e Fierit, ka sjellë bllokimin e 30 kg hashash dhe rreth gjysëm kile kokainë.

Ndërhyrja policore është zhvilluar gjatë ditës së djeshme dhe sotme shkruan “Ora News”, dhe gjatë aksionit janë bllokuar 30 kg hashash dhe 500 gramë kokainë.

Lënda narkotike është kapur brenda një makine, në të cilën personat kishin modifikuar xhepa të posaçëm me qëllim fshehjen e lëndës narkotike.

Droga ishte ndarë në disa pako, dhe secila pako kishte ngjyra të ndryshme.

Ndërsa gjatë aksionit janë identifikuar dhe arrestuar 3 persona, emrat e të cilëve pritet që shumë shpejt të publikohen nga policia e Fierit.

Sipas burimeve nga policia e këtij qyteti, rasti në fjalë është ndjekur përmes metodave standard të hetimit, ku një agjent i infiltruar ka zbërthyer tre trafikantët në implikimin e tyre në këtë veprimtari kriminale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat