Beci tregon ligjin: Në 1 muaj nuk bëhesh dot drejtor pa mbaruar akademinë e sigurisë

Shqipëria

Beci tregon ligjin: Në 1 muaj nuk bëhesh dot drejtor pa mbaruar akademinë e sigurisë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:45
Eugen Beci

Eugen Beci, ish-prokuror i krimeve të rënda, foli në lidhje me ndërhyrjen tek të dhënat e sistemit TIMS si dhe komentoi grupin e ri në policinë e shtetit.

Në një intervistë për emisionin ‘Review’ në Euronews Albania, në një muaj nuk bëhesh dot drejtor pa mbaruar Akademinë e Sigurisë.

Këtë e tha bazuar te neni ’40 të ligjit të policisë së shtetit.

“Ka një nen që është neni ’40 në ligjin e policisë së shtetit, ku thuhet për pranime të veçanta për funksione specifike për të cilat nuk kanë njohuri të posaçme nga punonjësit që dalin nga Akademia e Sigurisë është një 3% që i lejohet Policisë së Shtetit, të marrë nga profesione të tjera për atë që quhet diploma e dytë. Neni thotë: Personi që shpallet fitues pranohet në këto funksione pas përfundimit të kualifikimit në Akademinë e Sigurisë dhe i jepet grada që i korrespondon  me funksionin që do të emërohet. Nuk besoj që brenda një muaji ky personi të jetë bërë drejtuesi i parë, të ketë mbaruar kualifikimin në Akademinë e Sigurisë dhe pastaj të ketë pasur frymë për t’u marrë me Beckup”- tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat