Zjarr në malin Shpirag, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin 40 ha shkurre

Shqipëria

Zjarr në malin Shpirag, flakët përhapen me shpejtësi dhe djegin 40 ha shkurre

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 09:28
Foto ilustrim

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë gjatë mesnatës së të premtes në malin Shpirag.

Zjarri mori përmasa të mëdha për shkak të erës, ndërsa terreni malor jua vështirësoi punën zjarrfikësve, të cilëve iu erdhën në ndihmë edhe forcat e ushtrisë.

Ka pasur dhe helikopter që ka kryer hedhjen e ujit nga ajri.

Vetëm mëngjesin e sotëm është bërë i mundur stabilizimi i situatës, ndërsa si pasojë e zjarrit janë djegur mbi 100 pemë frutore dhe 40 hektarë me shkurre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat