U kap me pistoletë gati për qitje/ Kush është 36 vjeçari i arrestuar në Kamëz, vite më parë vrau një person në Shëngjin

Shqipëria

U kap me pistoletë gati për qitje/ Kush është 36 vjeçari i arrestuar në Kamëz, vite më parë vrau një person në Shëngjin

Më: 12 shtator 2023 Në ora: 10:41

36 vjeçari Erind Mrruku, që u arrestua këtë të martë në Kamëz me armë zjarri me vete, rezulton i dënuar më parë për vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në Korrik të vitit 2010, Mrruku, asokohe 23 vjeç, ka vrarë shtetasin Fabian Nika pas një konflikti të çastit në Shëngjin.

Viktima ishte i dashuri i një këngëtareje të njohur. Në atë kohë, Mrruku u vetëdorëzua në polici disa orë pas krimit të kryer. Burime nga policia konfirmojnë për gazetaren e ABC Neës, Xhensila Kodra se Mrruku dyshohet si është anëtar i një grupi kriminal që vepron në Tiranë.

Pasi u mor në pyetje, ai nuk ka pranuar të japë deklarime. Por për shkak se arma ishte me fishek gati për qitje, policia dyshon se mund ta përdorte në ndonjë ngjarje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat