Kundërshtuan me dhunë dhe fyen policët në komisariat, arrestohen dy vëllezër në Maliq

Shqipëria

Kundërshtuan me dhunë dhe fyen policët në komisariat, arrestohen dy vëllezër në Maliq

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:53
Foto ilustrim

Dy vëllezër nga fshati Zvirinë, Maliq janë vënë në pranga pasi kundërshtuan me dhunë dhe fyen policët në Komisariatin e Policisë Maliq.

Ata shkuan në ambientet e komisariatit për t’u sqaruar në lidhje me një problematike, por filluan të kundërshtonin policët dhe t’i fyenin ata për shkak të detyrës.

Të arrestuarit janë N. T., 40 vjeç dhe N. T., 37 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat