Zbardhet dosja e përgjimeve! Si ranë në kurth trafikantët e drogës nga agjenti i infiltruar

Shqipëria

Zbardhet dosja e përgjimeve! Si ranë në kurth trafikantët e drogës nga agjenti i infiltruar

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 16:59
Foto nga vendi i ngjarjes

Zbardhet dosja e përgjimeve për megaoperacionin e Policisë së Shtetit “Tempulli”, ku 3000 forca policie arritën të shkatërronin 23 grupe kriminale, si dhe u bë arrestimi i dhjetëra shpërndarësve të substancave narkotike.

Burime pranë prokurorisë së Elbasanit zbulojnë skemën e trafikimit të lëndëve narkotike në këtë Qark.

“Më datë 07.09.2023, rreth ores 19.50 agjenti në mbulim me emrin e koduar “Koli” është nisur për në vendin e quajtur “Ura e Bushtricës” në Qukës të Librazhdit dhe ka marrë kontakt me shtetasin S. F. Ky shtetas i ka thënë që duhet tëvinte më shpejt se shokët e tij po e prisnin prej 20 minutash. Kanë hipur në një automjet dhe janë nisur në drejtim të Librazhdit. Pa hyrë në qytet, kanë ndaluar në një servis makinash dhe aty kanë konstatuar një automjet me targa AA 511 YD brenda së cilit ndodheshin dy persona, njërit prej të cilëve shtetasi S. F i është drejtuar me emrin “Gia”.

Sipas raportit të shërbimit, agjenti në mbulim i ka pyetur këta shtetas nëse është e mirë lënda dhe ata i janë përgjigjur ë të rrinte pa merak se ishte shumë e mirë. Agjenti ka dhënë pagesën dhe ka marrë nga këta persona një sasi lënde të dyshuar narkotike.

Agjenti ka përshkruarnë raport se sasinë e lëndës e ka blerë tek shtetasi G. B, ndërsa personi që kishte qënë present ishte shtetasi M. P.

Nga ana e policisë gjyqësore janë sekuestruar pasi janë dorëzuar nga agjenti në mbulim: 1 (një) qese me material plastik transparente e mbyllur me përdredhje dhe djegie te mbushura me material pluhur me ngjyre te bardhe të cilat per nga ngjyra dhe karakteristika dyshohet te jete lende narkotike e llojit kokaine.

U bë peshimi i tyre dhe rezultoi me peshë të përgjithshme 0.49 (zero pik dyzet e nëntë) gramë bashke me ambalazhin dhe u paketua në një qese provash me numër serial unik A3005749. Është bërë vendimi datë 08.09.2023, për kryerjen e ekpertimit kimik të lëndës të provës me numër serial unik, e cila është blerë nga shtetasit e sipërcituar nga agjenti i autorizuar për blerje të simuluar.

Nga procesverbali mbi veprimet e vëzhgimit të fshehtë ambjental ka rezultuar ndër të tjera se agjenti në mbulim ka shkuar në fshatin Qukës dhe ka ndaluar automjetin përpara lokalit të shtetasit S. F. Në këtë automjet ka hipur shtetasi S. F dhe të dy janë nisur në drejtim të Librazhdit.

Automjeti i tyre ka ndaluar tek një servis në afërsi të qytetit në anën e djathtë të rrugës nacionale. Automjeti ku ndodhej agjenti dhe shtetasi S. F është afruar pranë automjetit me targa AA 511 YD, tip Golf. Shtetasit e ndodhur në këtë automjet kanë qënë M. P pasagjer dhe G. B shofer.

Pasi kanë mbaruar veprimet me agjentin në mbulim, automjeti i këtyre personave është ndjekur deri në drejtim të Librazhdit.

Nga procesverbali i tranksiptimit të bisedave të përgjuara në vende publike ka rezultuar këto komunikime:

B (G): Sa të duhen ty?

Agjenti (K): A është e mirë ?

G : Dy të plota, ke dhe një zero dyshe…

K: Ok vetëm të jenë të mira

G: Mallin e kë super, ma kanë pëlqyer të gjithë

K: O S është naj çik e mirë kjo ?

S (S. F): Për zotin po, për kokën time.

K: Epo se ku e kam parë këtë cunin që mi dha mua…

S: Ktu rri ky në Librazhd

K: Si e ka emrin ky ?

S: Gia

K: Ishte dhe me një tjetër ky

S: Ai është M. P

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat