Manjani: Emri i kandidatit të opozitës për kryeministër duhet të dalë sa më parë

Shqipëria

Manjani: Emri i kandidatit të opozitës për kryeministër duhet të dalë sa më parë

Më: 21 shtator 2023 Në ora: 22:57
Ish-ministri Ylli Manjani

Ish-ministri Ylli Manjani është shprehur se opozita nuk ka asgjë për të humbur ndërsa foli në lidhje me situatën në PD.

Në një intervistë për emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se çështja është se kush është kandidati që do të dalë nga opozita për kryeministër.

Ai shtoi se është i pafalshëm fakti që ende nuk ka dalë emri nga opozita.

“Opozita s’ka asgjë për të humbur. Çështja është se kush është kryeministri i ri. Dakord që nuk është Berisha dhe ai vetë e di që nuk është, por kush është? Kush janë 140 emrat e opozitës”-tha Manjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat