Shfrytëzonte për prostitucion vajza të reja, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Shqipëria

Shfrytëzonte për prostitucion vajza të reja, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 11:57
Foto ilustrim

B. M., 19 vjeç, banues në Tiranë, u arrestua për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit”, dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja E. A., 22 vjeçe, për veprën penale “Prostitucioni”.

Shtetasi B. M., dyshohet se ka shfrytëzuar për prostitucion, kundër përfitimeve monetare, shtetase të moshave 18-25 vjeçe, dhe ky aktivitet i paligjshëm kryhej në hotele dhe hostele të ndryshme të Tiranës. 19-vjeçari nëpërmjet rrjeteve sociale gjente klientë të ndryshëm, të cilët më pas i orientonte në vende të caktuara për tu takuar me shtetaset që i shfrytëzonte për prostitucion. Në vijim të veprimeve u procedua penalisht njëra nga këto shtetase.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë falënderon mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërisë dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast paligjshmërie në Komisariatin Dixhital dhe në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë dhe reagim të menjëhershëm e të paanshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat