Indeksi Global, Tabaku: Nga trafiku i qenieve njerëzore tek influencat në politikë, të njëjtat probleme si çdo vit

Shqipëria

Indeksi Global, Tabaku: Nga trafiku i qenieve njerëzore tek influencat në politikë, të njëjtat probleme si çdo vit

Më: 27 shtator 2023 Në ora: 13:19
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, duke iu referuar Indeksit Global të Krimit të Organizuar 2023, nënvizon se Shqipëria vijon të ketë të njëjtat problematika me krimin si në vitet e shkuara. Sipas Tabakut, Raporti Global i Krimit të Organizuar 2023, vë në dukje se problemet në Shqipëri, vijojnë të jenë trafiku qenieve njerëzore, trafikimi i narkotikëve etj.

“Shqipëria ka shënuar një tjetër rekord negativ në Indeksin e Krimit me probleme që vazhdojnë të mbeten trafiku qenieve njerëzore; krimi organizuar; vend transit për drogën; influencat kriminale në politikë. Në pak fjalë, të njëjtat probleme si për çdo vit!”, thekson Tabaku.

Deputetja e Partisë Demokratike bën thirrje që të punohet realisht për zgjidhjen e këtyre problemeve.

“A mund të fokusohemi jo në numërimin e tyre, por si mund t’i zgjidhim? Të mos bëjmë sikur punojmë për të përmbushur kriteret e BE, por të punojmë për të përmirësuar realisht situatën për qytetarët? Kjo do qe realisht rruga e duhur për të ndërtuar një Shqipëri për qytetarët”, nënvizon Tabaku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat