Sekuestrohet një kallashnikov në Rrëshen, arrestohet poseduesi! Tentoi t’i largohej policisë

Shqipëria

Sekuestrohet një kallashnikov në Rrëshen, arrestohet poseduesi! Tentoi t’i largohej policisë

Më: 5 tetor 2023 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Një kallashnikov është sekuestruar në Rrëshen të Mirëditës.

Si pasojë ra në pranga 20-vjeçari P. T. Gjatë operacionit shërbimet e Policisë kanë lokalizuar automjetin e të riut dhe i kanë bërë shenjë për të ndaluar. 20-vjeçari nuk i është bindur urdhrit për të ndaluar dhe ka vijuar lëvizjen me shpejtësi, por falë veprimeve të shpejta është kapur nga shërbimet e Policisë.

I riu akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik”.

Në vijim të veprimeve procedurale, gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një armë zjarri kallashnikov me një krehër me 27 fishekë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative se një shtetas posedonte armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Start”, për kapjen dhe vënien në pranga të këtij shtetasi”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat