Kultivonte kanabis në Borsh, arrestohet 58-vjeçari

Shqipëria

Kultivonte kanabis në Borsh, arrestohet 58-vjeçari

Më: 6 tetor 2023 Në ora: 15:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, Komisariati i Policisë Himarë, pas disa muajsh hetime të kryera në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, për një rast të kultivimit të bimëve narkotike, ka organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Si rezultat i këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit H. B., 58 vjeç, banues në Borsh, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas është autori i kultivimit të bimëve narkotike cannabis sativa të gjetura gjatë kontrollit nga Policia, në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Borsh, Himarë. Bimët narkotike u asgjësuan me anë të djegies.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat