Me thika dhe shpata, kapet “Sandokani” në Fushë Krujë

Shqipëria

Me thika dhe shpata, kapet “Sandokani” në Fushë Krujë

Më: 10 tetor 2023 Në ora: 11:07
Foto ilustrim

“In time” ka vënë në pranga një 49-vjeçar nga Fushë-Kruja i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Policia bën me dije se në kuadër të operacionit policor “In time” është arrestuar në flagrancë shtetasi A. Xh., 49 vjeç, banues në Bubq, Fushë Krujë.

Gjatë kontrollit në banesën e 49-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak, një përforcues grushti dhe dy mjete prerëse.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat