Peshkimi me dinamit, dëme të mëdha në Karaburun e Sazan, Drejtuesi Qendrës së Peshkimit: T’i vihet fre këtij fenomeni

Shqipëria

Peshkimi me dinamit, dëme të mëdha në Karaburun e Sazan, Drejtuesi Qendrës së Peshkimit: T’i vihet fre këtij fenomeni

Më: 14 tetor 2023 Në ora: 16:05
Peshkimi me dinamit, dëme të mëdha në Karaburun e Sazan, Drejtuesi Qendrës së Peshkimit: T’i vihet fre këtij fenomeni

Peshkimi me Dinamit është një shqetësim i cili prej shumë vitesh po shkakton dëme të mëdha për florën dhe faunën detare. Pavarësisht ligjit, rastet e këtij fenomeni shkatërrues nuk kanë ndalur.

Fenomeni mbetet prezent në Karaburun dhe Sazan, ku ka pasur edhe raste të dëmtimit të peshkatarëve që e kryejnë këtë aktivitet të paligjshëm.

Fenomeni i peshkimit me dinamit jo vetëm ndikon negativisht për largimin e peshqve në një rreze të madhe, por peshku i kontaminuar me dinamit shkakton dëme të mëdha edhe tek konsumatorët.

Peshkimi me eksploziv ka shkaktuar ndër vite masakër mjedisore nën ujë, ku të ashtuquajturit peshkatarë të paligjshëm mesa duket nuk kursejnë asgjë për të arritur qëllimin e tyre, edhe pse në kundërshtim me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat