Kikia: Procesi i Berlinit është një nismë për të anëtarësuar në bllok vendet e Ballkanit Perëndimor në BE

Shqipëria

Kikia: Procesi i Berlinit është një nismë për të anëtarësuar në bllok vendet e Ballkanit Perëndimor në BE

Më: 15 tetor 2023 Në ora: 20:57
Mentor Kikia

Analisti Mentor Kikia foli për procesin e Berlinin dhe pritshmëritë e këtij samiti që do mbahet nesër në Tiranë. Kikia u shpreh se Procesi i Berlinit është një nismë për të anëtarësuar vendet e Ballkanit Perëndimor në BE në bllok.

"Procesi i Berlinit është një nismë e disa vende të Bashkimit Europian, për të shtyrë përpara vendet e Ballkanit Perëndimor në përpjekje për të cuar drejt integrimit në BE vendet e Ballkanit në bllok.

Procesi i Berlinit synon ti mbështesë politikisht dhe ekonomikisht vendet e rajonit. Pati një përkjekje për të zëvendësuar apo neglizhuar Procesin e Berlinit me projektin e Ballkanit të Hapur. Projekti i Ballkanit të hapur i mbrojtur fuqimisht nga Shqipëria e Serbia. Ky ishte edhe një nga carjet e mëdha mes Kosovës dhe Shqipërisë.

Nuk është një proces që bazohet në projekte gjeo-politike. Franca është një nga vendet që ka qëndruar më fort në vendimet e saj bllokuese, por në BE nuk mund të shkojmë se po na soset durimi. Do duhet që të shkojmë kur ne kemi përmbushur kushtet për të shkuar në BE", tha ndër të tjera Kikia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat